Zgjidhje inxhinierike dhe elektrike për çdo nevojë

Nga instalimet rutinë te projektet komplekse industriale dhe automatizimi, Voltix Engineering ofron shërbime eksperte të përshtatura me kërkesat tuaja.

SHËRBIMET TONA

Çfarë ofrojmë?

Nga riparimi më i vogël deri te instalimi dhe automatizimi më i madh industrial

Instalime Elektrike Industriale

Zgjidhje të plota elektrike për objekte, fabrika dhe kapanone, nga projektimi deri te zbatimi i sistemeve.

  • Projektim i skemave elektrike dhe linjave të fuqisë

  • Zbatim i instalimeve për kapanone dhe mjedise industriale

  • Integrim i sistemeve të ndriçimit dhe shpërndarjes

  • Instalim i kabllazheve dhe strukturave mbështetëse

  • Testime dhe lëshim në punë të sistemeve

Automatizim Industrial

Programim dhe konfigurim i pajisjeve për kontrollin dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.

  • Programim i PLC-ve dhe paneleve operatore HMI

  • Konfigurim i inverterëve dhe soft-starterëve

  • Integrim i sensorëve dhe sistemeve të matjes

  • Automatizim i linjave dhe proceseve teknologjike

  • Zgjidhje për shtëpi dhe ndërtesa smart

Kompensim i Fuqisë Reaktive

Projektim, furnizim dhe instalim i paneleve për përmirësimin e faktorit të fuqisë dhe uljen e humbjeve.

  • Analizë e rrjetit dhe llogaritje e fuqisë reaktive

  • Projektim dhe ndërtim i baterive të kondensatorëve

  • Furnizim me pajisje dhe panele cilësore

  • Instalim dhe programim i rregullatorëve të fuqisë

  • Optimizim i faturave dhe mbrojtje e rrjetit

Diagnostikim & Riparim

Inspektim, diagnostikim dhe riparim i pajisjeve industriale dhe linjave të prodhimit për të shmangur ndërprerjet.

  • Diagnostikim i defekteve në linjat e prodhimit

  • Zgjidhje e problematikave të ndërprerjeve të energjisë

  • Mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese

  • Riparim i komponenteve dhe pajisjeve elektrike

  • Ndërhyrje e shpejtë në raste emergjencash

Ndërtim Panele Elektrike

Projektim dhe ndërtim i paneleve elektrike të shpërndarjes, kontrollit dhe automatizimit.

  • Projektim i skemave të kuadrove elektrike

  • Montim dhe kabllim i paneleve të shpërndarjes

  • Ndërtim i paneleve të kontrollit dhe automatizimit

  • Testim i cilësisë dhe sigurisë së kuadrove

  • Përshtatje sipas kërkesave specifike të objektit

Pse të zgjidhni Voltix Engineering?

Përjetoni ndryshimin që sjell profesionalizmi dhe përkushtimi i vërtetë.

Ekspertë të Certifikuar

Të gjithë inxhinierët dhe teknikët janë të licencuar, të trajnuar vazhdimisht për teknologjitë më të reja.

Reagim i Shpejtë

Ne kuptojmë urgjencën tuaj. Ndërhyrje dhe shërbim efikas brenda 24 orëve.

Çmime Transparente

Përfitoni preventivë të detajuar para çdo fillimi pune. Pa surpriza, vetëm korrektësi.

Cilësi e Garantuar

Përdorim materiale premium dhe produkte të certifikuara evropiane për çdo projekt.

Procesi ynë i punës

Na kontaktoni

Telefononi ose dërgoni një kërkesë. Ne përgjigjemi shumë shpejt.

Inspektimi & Preventivi

Vlerësojmë nevojat tuaja dhe ofrojmë një preventiv të detajuar.

Puna profesionale

Ekipi ynë ekzekuton punën në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Kontrolli final

Rishikojmë punën e përfunduar bashkë me ju.

Keni nevojë për shërbime elektrike?

Na kontaktoni sot për një konsultë falas duke na treguar idenë tuaj. Jemi gati për të punuar me ju për çfarëdo plani apo ideje tuajën.

Partneri juaj i besuar për zgjidhje të avancuara inxhinierike dhe elektrike, duke garantuar siguri dhe efikasitet maksimal për çdo biznes. Ne jemi pjesë e voltix.al

Kontakto

069 6013 111

service@voltix.al

Kudo në Shqipëri & Kosovë

© 2026 Voltix Engineering.
Powered by Gheg Studio